Tare kërkon Marash Kumbullën, ja sa vlerësohet futbollisti kuqezi
Sport

Tare kërkon Marash Kumbullën, ja sa vlerësohet futbollisti kuqezi

21.Nov.2019 12:21
0

Marash Kumbulla në orbitën e Lazios. Javën e kaluar, mediet italiane kontaktuar me menaxherin e mbrojtësit shqiptar, i cili mohoi largimin e 19-vjeçarit gjatë merkatos së janarot, por nuk e hodhi poshtë mundësinë e katapultimit në një skuadër të madhe verën e ardhshme.

Janë të shumta skuadrat që kanë trokitur në klubin e drejtuar nga presidenti Setti, të gatshme për ta blerë futbollistin e Kombëtares Shqiptare, madje menjëherë, për ta lënë në Verona në formë huazimi deri në fund të kampionatit. Interesin më të madh duket se e ka shfaqur Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, që ka avantazhin e të qenit bashkëkombës me Kumbullën.

Kartoni i djaloshit shqiptar vlerësohet shtrenjtë, nga 15 deri 20 milionë euro. Lazio mund të shfrytëzojë edhe marrëdhëniet e mira që ka me Veronën (mjafton të kujtojmë marrëveshjen për Caceres). Koha në dispozicion është relativisht e gjatë, por sa më shumë ajo kalon, konkurrenca për të blerë Marash Kumbullën bëhet edhe më e ashpër.

Lugina proteston me 28 nëntor, kërkon bashkimin me Kosovën
Alternativat e kafes që ju ndihmojnë ta zvogëloni stresin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration