Tahiri për kufijtë: Kosova mundet edhe pa njohjen e Serbisë, Zvicra lulëzoi edhe pa qenë në OKB
Rajoni dhe Politika

Tahiri për kufijtë: Kosova mundet edhe pa njohjen e Serbisë, Zvicra lulëzoi edhe pa qenë në OKB

11.Sep.2018 01:09
0

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se është kundër çdo ideje që rrezikon shtetësinë e Republikës së Kosovës, përfshirë dhe atë të Presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve.

Edita Tahiri këto deklarime i dha sonte në Zona B derisa shtoi se prekja e kufijve nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë pasi sipas saj shteti i Kosovës mundet edhe pa njohjen e Serbisë por edhe pa qenë e anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, njofton Klan Kosova.

”Jam fuqishëm kundër ideve të rrezikshme dhe atyre që po jep Presidenti Hashim Thaçi për kufijtë”.

”Pse duhet të ndodhë korrigjimi i kufijve kur ne e fituam luftën kundër Serbisë pas 100 vjetësh. Pse ne këtë fitore historike ta vëmë në pikëpyetje, për kënd? – Për armikun që na ka shtypur për 100 vjet? – Jo s’bëhet”.

”Nuk është problem nëse Serbia nuk e njeh Kosovën. Serbia nuk do ta njeh Kosovën se dëshiron ta njeh Kosovën, por mund ta njeh Kosovën nëse detyrohet ta njeh Kosovën”.

”Nëse Serbia do të mbetet pjesë e influensës ruse, ajo nuk e njeh Kosovën”.

”Kosova mund edhe të mos jetë anëtare e OKB-së, Zvicëra ka lulëzuar si shtet edhe pa qenë fare në OKB”.

”Serbia ka përfunduar njëherë e përgjithmonë. Serbia nuk e ka fuqinë që ta shqetësojë më Kosovën me planet e saj”.

”Serbia e ka njoftuar Bashkimin Europian që s’do të bisedojë më për kufijtë, sepse Gjermania është kundër saj. E kjo është çështje biznesi”.

”Nuk duhet të mendohet ardhmëria e Kosovës e lidhur nëse Serbia dëshiron këtë apo jo”.

Tri tema të reja të Serbisë në dialogun me Kosovën
Si u kthye në shtëpi Aleksandër Vuçiq pas takimit me Vladimir Putin?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration