Superkompjuteri më i fuqishëm në botë i shpall luftë koronavirusit
Shkencë dhe teknologji

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë i shpall luftë koronavirusit

21.Mar.2020 07:45
0

Koronavirusi është shndërruar në një sfidë të paprecedentë për shkencëtarët. Shpejtësia me të cilën po përhapet i ka detyruar të përshpejtojnë kërkimet dhe hulumtimet e tyre rreth virusit.

Megjithatë për këtë arsye është ndërtuar superkompjuteri më i shpejtë në botë. Summit, superkompjuteri i IBM pajisur me trurin IA, kreu mijëra simulime për të analizuar çfarë barnash mund të ndalojnë me efektivitet virusin nga infektimi i qelizave.

Superkompjuteri identifikoi 77 prej tyre dhe është një hap më pranë zbulimit të një vaksine efektive.

Summit u licencua nga Departamenti Amerikan i Energjisë në 2014-ën me qëllimin për ti shërbyer zgjidhjes së problemeve të botës.

Me një fuqi prej 200 petaflops, superkompjuteri mund të realizojë 200 kuadrilion llogaritje në sekondë, ose 1 milionë herë më shumë sesa laptopi më i fuqishëm në botë.

Si e lufton Summit koronavirusin?

Viruset infektojnë qelizat duke injektuar materialin e tyre gjenetik. Detyra e Summit është të zbulojë kombinime barnash që parandalojnë këtë proces.

Hulumtuesi Micholas Smith krijoi një model të koronavirusit bazuar në hulumtumin e kryer në Janar. Me Summit ai simuloi sesi atomet dhe thërrmijat në proteinën virale reagojnë ndaj barnave të ndryshme.

Superkompjuteri kreu simulime me 8,000 kombinime të ndryshme dhe 77 prej tyre me sukses mund të parandalonin infektimin e qelizave nga koronavirusi. /PCWorld Albanian/

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Serbi
Facebook dhe Google luftojnë “mashtrimet dhe lajmet e rreme” për koronavirusin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration