Super Mario dhe Zelda në Japoni/ Nintendo hap dyqan në Tokyo
Kulturë

Super Mario dhe Zelda në Japoni/ Nintendo hap dyqan në Tokyo

22.Nov.2019 08:58
0

Nintendo këtë javë ka hapur dyert për dyqanin e parë të tij në Tokyo, duke ofruar atje gjithçka që nga filxhanët me Super Marion e deri tek çantat e dorës Zelda, si pjesë e një kompleksi të ri lojërash në zemër të qytetit.

I vendosur vetëm pak minuta larg distriktit Shibuja, i njohur për lojërat elektronike dhe kumarin.
Dyqani i Nintendos është i pari që operohet në mënyrë direkte në Japoni nga gjigandi i loj137rave dhe i dyti në të gjithë botën, pas një dyqani të ngjashëm në Nju Jork.

Të rinj dhe të huaj vijnë pa pushim në Shibuja, ndaj ne zgjodhëm këtë vend, me qëllim që të tërheqim një varg njerëzish – thanë zyrtarët e Nintendos në një konferencë për shtyp.

Nintendo pati një sukses të jashtëzakonshëm me Konsolën Switch dhe më herët këtë vit prezantoi edhe Switch Lite, që mund të mbahet në xhep.

Po ashtu kompania ka shënuar edhe një rritje të ndjeshme kërkese për lojërat e saj, me publikimin këtë vit të “Super Mario Maker 2”, “The Legend of Zelda: Link’s Aëakening” dhe “Fire Emblem: Three Houses”. Të gjitha këto të shitura në shumë milionë njësi.

Amnesty International/Modeli ekonomik i FB dhe Google kërcënim për të drejtat e njeriut
Hapet bari i parë në botë për “oksigjen të pastër”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration