Super komedia “Vrapo pas gruas tënde” edhe në Preshevë
Lugina Kulturë

Super komedia “Vrapo pas gruas tënde” edhe në Preshevë

21.Oct.2019 09:00
0

Të bëmat e kryetarit të shtetit dhe aparatit tĕ tij; zhvatja e arkës shtetĕrore, nepotizmi korrupcioni, imoraliteti, etj, një veçori e theksuar në shtetet e tranzicionit, ishin tema e komedisë “UN Inspektori”, tĕ autorit Daniell Ferr, me të cilin nĕ natën e tretë të Festivalit “Ditët e komedisë shqiptare”, para publikut preshevar, u prezentuan aktorët e trupĕs të Teatrit “Adriana Abdullahu”, nga Ferizaji.

Ishte kjo një lojë, e komponuar mirë, me një trajtim imagjinativ nga regjisori Erson Zymberi, në zgjimin e vetëdijes për ringjalljen e kushtrimit të zërit të ngulfatur qytetërues, ku kryetari i shtetit i shëndrruar në “MBRET” në vetëdijën dhe veprimet e tija, është i gatshëm që pĕr interesa “shtetërore”, (që t’i mbulojë krimet finaciare), t’i flijon jo vetem vartësit e tij kameleon, por edhe gruan dhe të bijën. Në këtë lojë, një gabim i agjentëve të sigurimit shtetëror, tĕ cilët në kërkim të “peshkimit” tē Inspektorit nga OKB-ja i cili duhej ta bënte auditimin e arkĕs shtetërore, gabimisht e “peshkojnë” një biznesmen të dështuar. Dhe, ketu fillon zbërthimi i lojës së dy palëve!… Në këtë shfaqje luajtën: Kushtrim Qerimi, Jajush Ramadani, Sherif Bega, Kushtrim Emërllahu, Milot Salihu, Edona Berisha, Dardana Mehmeti, Urata Shabani, Arben Marevci, Dashuri Rexhepi, Valdrin Osmani, Ali Krasniqi, Durim Neziri, Blin Sylejmani dhe Nexh Xhokli, shkruan Titulli.com. 

“VRAPO PAS GRUAS TËNDE” Është një super komedi i autorit Ray Coney, me rë cilën në natën e katēr tĕ Festivalit “Ditët e komedisē shqiptare” në Preshevë u prezentuan aktoret e Teatrit mga Gjilani, në regji të Ekrem Sopit.

Një taksist londinez, deri një mbrëmje kur edhe pëson një aksident, duke e ndihmuar një grua në moshë, me sukses e kishte menagjuar jetën e tij njëkohësisht me dy gra, në dy apartamente larg njëra tjetrës, pa e kuptuar ato, se po e ndajnë një burrë!… Çdo gjë ishte OK, derisa nuk ndodhi aksidenti, pĕr të cilin filluan të interesohen edhe detektivët e policisë pēr aktin heroik të vozitësit të taksisë, i cili në spital aksidentalisht i kishte dhënë dy adresa banimi. Dhe, kĕtu fillon loja, me situata të shumta komike, kur taksisti Heri, me çdo kusht mundohet ta ruaj sekretin e tij, duke trilluar storje të ndryshme, vetën që t’i mbaj gratë në distancë!… Njomëza Kalaveshi dhe Tringa Hasani, dy gratĕ e “mashtruara”, taksistit “bigamist”, Gani Rahmani dhe miku i tij, Alban Shahiqi, jo vetēm që ngazëlluen në skenë, por e mbajtën një rritëm të shkĕlqyer në lojēn e tyre, ku me sukses u inkorporuan edhe dy detektivët Ernest e Naser Zymberi si dhe Gezim Bucolli, në rolin e fqinjit.

Natyrisht edhe koncepti i qëlluar dhe linear i regjisorit Ekrem Sopi, duke e vendosur me sukses dhe me një dinamikë të qēlluar lojën e aktorëve në dy skena, si dhe skenografia mjaft funksionale bënë që publiku preshevar në sallë të pĕrjetoj emocione nga një shfaqje e shëlqyer i aktorëve në skenë, të cilĕt gjatë u duartrokitën. 

“Bisha” Muriqi shënon në fitoren e Fenerbahces
Makron do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration