Sulm racist në një xhami në Zelandën e Re
Rajoni dhe Politika

Sulm racist në një xhami në Zelandën e Re

15.Mar.2019 09:14
0

Një burrë qëllon me armë në një xhami gjatë lutjeve të së premtes në qytetin Kristçërç. Kryeministrja Jacinda Ardern flet për "ditën më të errët" të historisë së vendit.

Gjatë një sulmi me armë mbi një xhami në qytetin Kristçërç në Zelandën e Re ka pasur disa të vrarë, bëri të ditur policia vendase. Numri i saktë i atyre që janë vrarë nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet. Sipas të dhënave nga mediat lokale të paktën nëntë persona kanë humbur jetën. Policia ka arrestuar një person. E paqartë është nëse i arrestuari është dorasi vetë apo një person që ka pasur lidhje me të.

Të shtëna pati në dy xhami të qytetit. Sipas të dhënave të dëshmitarëve okularë vrasësi është një burrë i bardhë, i veshur me helmetë në kokë dhe me jelek që nuk shpohet nga plumbat.

Kryeministrja Jacinda Ardern foli për "ditën më të errët" të historisë së vendit të saj. "Unë do e quaja këtë akth dhune që nuk ka ndodhur ndonjëherë". Kryeministrja njoftoi se do të shkojë vetë sot në vendin e ngjarjes.

Nxënësit duhet të qëndrojnë në klasë

Policia bëri thirrje që në qendër të qytetit të mos dilet nëpër rrugë dhe që të bëhen njoftime për çdo lloj sjelljeje të dyshimtë. Për shkak të situatës së sigurisë nxënësit duhet të qëndrojnë ende në klasa. Të gjitha ndërtesat publike të qytetit u rrethuan për çështje sigurie

Qyteti Kristçërç ndodhet në ishullin jugor të shtetit të Paqësorit. Qyteti ka 350 mijë banorë dhe është i treti për nga madhësia, në Zelandën e Re.

Presidenti: Serbia i urren shqiptarët e Preshevës
Pretendohet se ka rrjedhur shorti i Ligës së Kampionëve, këto janë “çiftet”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration