Suarez dhe Messi mposhtin Atletico Madridin, Barcelona prek titullin
Sport

Suarez dhe Messi mposhtin Atletico Madridin, Barcelona prek titullin

07.Apr.2019 11:01
0

Barcelona edhe njëherë tjetër ka treguar supremacinë e saj. Katalanasit fituan 2-0 në “Camp Nou”, duke prekur kështu titullin kampion.Atletico Madrid ka rezistuar 85 minuta dhe më pas është dorëzuar para dyshes Suarez-Messi. I pari ka zhbllokuar takimin me një goditje të mrekullueshme nga jashtë zone, ndërsa argjentinasi ka realizuar të dytin (87′).

Ka shkuar dëm paraqitja heroike e madrilenëve, të cilët kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Diego Costa në minutën e 28-të.Ashtu siç kanë shkuar dëm pritjet e mrekullueshme të Jan Oblak, i cili ka përqindjen më të lartë të pritjeve për gjuajtje të pësuar në ndeshjet e La Liga-s mes portierëve të pesë kampionateve kryesore të Europës: 81%.

Kështu, Barcelona mbetet një nga tri skuadrat e vetme që Diego Simeone nuk ka arritur t’i mundë kurrë si trajner i Atletico Madrid në La Liga (15 ndeshje). Dy të tjerat janë Mallorca (3 ndeshje) dhe Racing Santander (1).

“Profecia e Curanderas”, një libër që duhet të lexojë çdo grua
Allegri tregon nëse Ronaldo do të rikthehet kundër Ajax’it
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration