Stuhia godet edhe Jugun e Shqipërisë, era thyen pemët, ikin dritat (video)
Rajoni dhe Politika

Stuhia godet edhe Jugun e Shqipërisë, era thyen pemët, ikin dritat (video)

11.Jul.2019 11:41
0

Mot i pazakontë në mes të verës. Stuhia me erë të fortë dhe shtrëngata shiu mbrëmë kanë pushtuar edhe Jugun e Shqipërisë. Në Sarandë dhe në Vlorë era e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu ka kapur në befasi pushuesit që janë larguar me vrap drejt banesave.

Report Tv sjell pamjet e momentit kur qytetarët dhe pushuesit u kapën në befasi nga cikloni. Si pasojë e erës dhe shiut janë dëmtuar shtyllat duke sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike, ndërsa janë thyer edhe pemët duke dëmtuar makina e biznese.

Në Vlorë rruga e portit është përmbytur nga reshjet që ranë me intensitet të lartë prej më shumë se një ore dhe vijojnë, ndërsa po ashtu si në Sarandë ka probleme me energjinë elektrike. Moti i keq që kulmoi në Jug në mbrëmje shkaktoi probleme në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës. Në Shëngjin era e fortë rrëzoi shtyllat e energjisë elektrike të cilat kanë rënë mbi automjetet e parkuara pranë tyre. Kjo gjithashtu ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën përreth. Nga erërat e forta janë thyer edhe xhamat e disa banesave.

Ndërsa në Shkodër dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore. Situata më problematike është paraqitur në Velipojë ku ashtu si në Shëngjin shtyllat e rrëzuara nga era e fortë kanë shkaktuar dëme mbi automjetet. Moti i keq me erë të fortë dhe shi me shtrëngata ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Divjakë pasditen e sotme prej orës 17:00. Qyteti dhe zona e plazhit është pa energji si pasojë e dëmtimit të linjave të transmetimit nga thyerja e pemëve nga era e fortë. Gjithashtu u bllokua më për shumë se një orë rruga që lidh parkun kombëtar të Divjakës me plazhin.

Aktualisht rruga është zhbllokuar pas prerjes së pemëve që bllokuan kalimin. Në qytet kanë rënë pemët dekorative. Po kështu në qytetin e Cërrikut.

6 të vdekur dhe shumë të lënduar është bilanci pas motit të keq mbrëmë në Greqi
Veriu i tensioneve në Kosovë, statisitka zyrtare, amnistimi i krimeve dhe integrimi i strukturave ilegale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration