Stjuardesa shqiptare takon gjyshen si pasagjere pas 1 viti, videoja bëhet virale
Rajoni dhe Politika

Stjuardesa shqiptare takon gjyshen si pasagjere pas 1 viti, videoja bëhet virale

23.Oct.2021 07:38
0

Lirie Baleci, shqiptarja me profesion stjuardese, është bërë lajm në rrjete sociale pasi që ka shpërndarë një video derisa takon gjyshen si pasagjere pas më shumë se 1 viti, prej kur nisi pandemia.

Videoja e realizuar në aeroportin “Adem Jashari” shfaq Lirien në punën e saj si stjuardese dhe gjyshen që befasohet kur sheh që te porta e aeroplanit po e priste mbesa stjuardese.

“Nuk e kisha planifikuar takimin, 1 ditë para e ndërroi fluturimin me një kolege tjetër, ka qenë një surprizë për mua dhe për gjyshen time”, ka deklaruar Baleci në një intervistë për emisionin “Sot”. 

E pyetur se çka i tha gjyshja kur e takoi, stjuardesa shqiptare tha se ajo ishte e befasuar.

“Gjyshja më tha që nuk e kam menduar që mundem të të shoh në aeroplan. Takimi me gjyshen time ka me qenë diçka që gjithmonë do të mbetet në mendjen time”.

Dekada e dialogut me Serbinë, s’ka shpresë për marrëveshje
Ragmi Mustafa pritet në ministrinë e arsimit të Kosovës, studentët pa tarifa shkollore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration