Statusi special dhe 'sovraniteti i dyfishtë' në veri - flet njeriu i Merkelit
Rajoni dhe Politika

Statusi special dhe 'sovraniteti i dyfishtë' në veri - flet njeriu i Merkelit

18.Apr.2019 06:37
0

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian që është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i kancelares Angela Merkel është deklaruar rreth propozimeve të mundshme në Samitin e Berlinit. I pyetur rreth propozimit të mundshëm që Veriu të marrë status special nëpërmjet sovranitetit të dyfishtë duke e përjashtuar kështu ndarjen e Kosovës, McCallister nuk ka përjashtuar asgjë.

“Pres që takimi në Berlin më 29 prill t’i kontribuojë vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është edhe synim i BE’së” ka thënë raportuesi për Serbinë i Parlamentit Europian David McCallister.

Ai ka thënë se Përfaqësusja e Lartë e BE’së Federika Mogherini “do të vazhdojë të ndërmjetësojë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se takimi do të jetë një kontribut për vazhdimin e dialogut dhe një përkrhahje për punën e shefes së diploamcisë së BE’së dhe ekipit të saj”

I pyetur rreth mundësisë që në takimin e Berlinit të propozohet status special për Veriun e Kosovës ose sovraniteti i dyfishtë, McCallister që është edhe bashkëpunëtor i afërt i Merkel thotë se për detaje të tilla duhet të pritet takimi i Berlinit.

I petur nëse Beogradi do të mund të ballafaqohet me propozimin që dialogu të vazhdojë pa e hequr taksën, McCallister ka thënë se taksa e vendosur nga Prishtina aktualisht është pengesa kryesore

Der Standard: Ideja për korrigjim të kufijve varroset në Berlin më 29 prill
Çka pret Kosova e çka Serbia nga takimi i Berlinit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration