Sporting eliminon PSV–në, zhgënjen Arsenali, ka ende shpresë për Lazion
Sport

Sporting eliminon PSV–në, zhgënjen Arsenali, ka ende shpresë për Lazion

29.Nov.2019 08:43
0

Suedezët e Malmo fituan me përmbysje 4-3 ndaj Dinamos së Kievit dhe hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, të cilin do ta luajë në javën e fundit ndaj danezëve të Copenhagen.

Ukrainasit e Dinamos së Kievit triumfuan 1-2 në pjesën e parë, por Malmo shënoi dy herë në fillim të 45-minutëshit të dytë. Dinamo barazoi në minutën e 77′, por pësoi edhe golin e katërt në shtesë, duke dorëzuar vendin e dytë.

Lazio mposhti me rezultatin minimal 1-0 rumunët e Cluj, falë golit të Correas në pjesën e parë dhe u ngjit në kuotën e 6 pikëve. Bardhekaltrit kanë ende një fije shprese për kualifikim, por për t’ia dalë duhet të fitojnë në javën e fundit dhe Cluj të humbë ndaj Celtic.

Sportingu i Lisbonës siguroi kualifikimin, pasi mposhti dhe eliminoi holandezët e PSV Eindhoven, falë rezultatit të thellë 4-0. Kaluan më tej edhe austriakët e Lask Linz, që triumfuan 1-2 në transfertën nordike ndaj Rosenborgut.

Arsenali u mposht në “Emirates Stadium” me rezultatin 1-2 nga gjermanët e Eintracht Frankfurt. Aubameyang kaloi në avantazh londinezët në pjesën e parë, por miqtë nga Gjermania përmbysën gjithçka me dopietën e Kamada në 45-minutëshin e dytë.

Londinezët janë thuajse të kualifikuar, por tani Unai Emery rrezikon më shumë se kurrë shkarkimin, pasi skuadra nuk funksionin as në kampionat e as në Europa League.

Edi Rama bën bilancin e dëmeve dhe jep garancinë: Çadrat do largohen, qytetarët do spostohen në hotele
Vdekja nga obeziteti, burrat më të rrezikuar se gratë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration