Sot nis ‘Java e filmit Frankofon’ me temë `Lufta e Parë Botërore`
Kulturë

Sot nis ‘Java e filmit Frankofon’ me temë `Lufta e Parë Botërore`

16.Sep.2018 21:09
0

Ambasada e Francës në Kosovë do të prezantojë sot edicionin e 18 - të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. Festivali organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Valon Ibraj, atashe për kulturë nga Ambasada e Francës, tha se edicioni i 18-të i Festivalit të filmit Frankofon, do të sjellë shumë risi.

“Sot fillon festivali, në fillim do të kemi një konferencë për media. Festivali do të jetë deri më datën në 11 nëntor 2018. Festivali këtë vit do mbahet në Prishtinë, Prizren, Pejë, Graçanicë, dhe Mitrovicë”, i tha ai sot RTK-së.

Sipas tij tematika e cila zë vend në filmat e këtij festivali është lufta e Parë Botërore, kjo me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Ndryshe me rastin e avancimit të statusit të statusit të Kosovës në anëtar të asocuar në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë, risi për këtë edicion do të jenë katër filmat kosovarë, të cilët po korrin suksese të mëdha gjithandej në Festivale ndërkombëtare. Kjo u bë e mundur në bazë të bashkëpunimit në mes të Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Me këtë rast filmat kosovarë të cilët do të shfaqen gjatë Festivalit të Filmit Frankofonë do të përkthehen në gjuhën frënge, dhe kështu do të jenë gati të prekin filmdashësit anekënd botës frankofone.

Nga sot përdoruesit mund të shpërndajnë videot IGTV në historitë e Instagram
Terence Hill tani afër të 80-ve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration