Snapchat prezanton opsionin 3d të kamerës
Shkencë dhe teknologji

Snapchat prezanton opsionin 3d të kamerës

18.Sep.2019 08:54
0

Një ndër rrjetet sociale më të përdorura ‘Snapchat’ njihet për lojën e tij me kamerë dhe selfie. Dhe sot ka prezantuar opsionin e kamerës 3D.

Që nga sot, personat me një telefon të kompanisë ‘Apple’ mund ta përdorin kamerën 3D, për të bërë ‘selfie’, ku mundeni të i shtoni efektin 3D dhe filtera, raporton “The Verge”.

Po ashtu, një person që punon në ‘Snapchat’ ka bërë të ditur që së shpejti kjo metodë do të bëhet e mundur edhe tek paisjet tjera.

Selfiet 3D, mund të bëhen përmes Snapchatit, mund të shpërndahen në aplikacione tjera dhe mund të ruhen në kamerën e telefonit. Nëse e shpërndani në aplikacione tjera, nuk do të jetë e mundur që të tjerët të lëvizin telefonin dhe të shohin lëvizjet apo dimensionin 3D.

Ujin kurrë mos e vloni disa herë: Është më rrezik se sa mendoni!
Rekord i ri për ecjen nën ujë me vetëm një frymë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration