Smarti brendi i parë i cili kalon plotësisht në motor elektrik
Shkencë dhe teknologji

Smarti brendi i parë i cili kalon plotësisht në motor elektrik

11.Sep.2019 12:16
0

 

Prodhuesi i veturave Daimler ka paralajmëruar se vetura e tij e qytetit Smart me model të do të kalojë plotësisht në motor elektrik me çka do të jetë brendi i parë i cili e ka bërë këtë.

Në panairin e veturave të Frankfurtit i cili mbahet prej 11 deri 21 shtator vetura e qytetit do të paraqitet me dizajnë të përmirësuar me dimensione më të vogla të motorit.

Kjo është sepse Smart Fortwo, i cili ekziston si model Cupe dhe Converible, do të paraqitet ekskluzivisht me motor elektrik prej 60 kuaj fuqi dhe shpejtësi deri në 159 kilometra në orë.

Vetura e vjetër me djegie të brendshme do të përfundojë në muze, paralajmëron prodhuesi.

Gjenerata e re të dy modeleve të vogla do të dallohen prej të vjetrave sipas ndryshimit të dukjes së dritave dhe rrjetit të ri të radiatorit.

Brendësia do të jetë e modernizuar me sistemin e ri informativ dhe zbavitës me integrim pa tela dhe me telefon të mençur me më shumë hapësirë për bagazh.

Daimler nuk ka publikuar se kur do të paraqiten modelet e reja të Smartit, si dhe çmimin e tyre

 

 

Bazuar në analizat radioaktive, ja cilët janë telefonat më të dëmshëm për shëndetin
Zaev: Opozita mbrëmë tentoi të merrte nën kontroll drejtësinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration