Skënderbeu, një pikturë e rrallë me ngjyra
Kulturë

Skënderbeu, një pikturë e rrallë me ngjyra

08.Jan.2019 09:16
0

Është nxjerrë nga një ribotim italisht i vitit 1646 që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Spanjës. Libri titullohet: “Portrete të 100 kapedanëve të shquar dhe bëmat e tyre në luftë të përshkruara shkurtimisht dhe të gdhendura nga Aliprando Capriolo.” Libri i Capriolos është botuar fillimisht në Romë, në vitin 1596 dhe nuk është i panjohur për studiuesit e Gjergj Kastriotit. Gravurat e librit origjinal janë bardhë e zi.

Por 50 vjet pas daljes së botimit të parë, duket se dikush vendosi ta ribotojë librin dhe t’i stilizojë portretet, duke u shtuar ngjyra sipas fantazisë së tij. Në këtë Skënderbe me ngjyra, bereta “alla carmagnola” është e gjelbër, ndryshe nga e kuqja e ndezur në portretin e Gentile Bellinit ose në atë të Cristofano dell’Altissimos që ruhet në Firence.

Në gravurën e Capriolos, Skënderbeu paraqitet si burrë shteti dinjitoz e fisnik, me pamje të urtë e të qetë, me tipare thjesht njerëzore dhe aspak të ekzagjeruara. Ngjyra i shton një dimension të ri përfytyrimeve tona, prandaj ky stilizim i gravurës origjinale të Skënderbeut mund të na ndihmojnë t’ia përafrojmë më shumë realitetit pamjen e tij, për të cilën ka një kërshëri të madhe.

Në të vërtetë, piktori ka punuar me mjaft durim, po të gjykosh nga detaji i pasur, dritëhijet e lëkurës, thellësia e figurës dhe kombinimi interesant i ngjyrave. Për këtë foto të stilizuar të Skënderbeut falenderoj mikun tim Bejtullah Destani, i cili e nxori nga koleksioni i Bibliotekës Kombëtare të Spanjës.

Në shënimin e Capriolos për Gjergj Kastriotin thuhet: “Ky kapiten jashtëzakonisht trim ishte njeri trupmadh dhe me një forcë thuajse të pabesueshme; kishte fytyrë të ndezur ndërsa sytë, mjekrën dhe flokët i kishte ngjyrë gështenjë.” (Era questo valorosissimo Capitano di persona grande, & di forza quasi incredibile; la carnagion hauea rubiconda; ochhi, barba, & capelli castagnicci.)

Në një pasazh tjetër të librit Skënderbeu përshkruhet kështu: “I sfiduar nga luftëtarë të famshëm të kampit armik, luftoi trup me trup dhe i shtriu të gjithë përtokë. Në një betejë, kur ishte duke vrarë kundërshtarin, u sulmua papritur nga një tjetër dhe ua mori jetën të dyve. Në beteja të ndryshme vrau me dorën e tij më shumë se dymijë armiq” Ilir Ikonomi.

Rikujtohet 137 vjetori i lindjes së Fan Nolit
Ju çahen thembrat? Ja disa këshilla si ti kuroni pa shpenzuar shumë para…
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration