Skandaloze: Vrasja e pesëfishtë në Gjilan është kryer me armën zyrtare
Rajoni dhe Politika

Skandaloze: Vrasja e pesëfishtë në Gjilan është kryer me armën zyrtare

18.Feb.2020 20:39
0

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur urgjentisht hetimet për rastin tragjik të ndodhur sot në Gjilan.

Lajmi është konfirmuar nga burime shumë të sigurta të Insajderit pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan, institucion ky që ka autorizuar hetimet

Sipas po këtyre burimeve të gjitha provat e deritashme tregojnë se ka vend për përgjegjësi të personave zyrtar, para se gjithash për neglizhencë dhe shpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Insajderi.

Të njëjtit dyshohet se nuk kanë ndërmarrë masat konform ligjit që ka të bëjë me vazhdimin e kryerjes së punës zyrtare-policore.

Përkundër dyshimeve për problemet psikike që kishte policja e e njëjta me armën zyrtare dyshohet se ka privuar nga jeta katër familjarët e saj dhe me pas veten. 

Prokuroria Themelorë në Gjilan është duke shqyrtuar të gjitha informatat që kanë të bëjnë me posedimin e armës zyrtare, edhe pse informatat e siguruara tregojnë për armën e cila i ishte ndaluar zyrtares policore qysh para disa muajve.

Nuk dihet se si arma e njëjtë ka përfunduar sërish në doren e polices.

Burimet zyrtare të Insajderit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, njoftojnë se tashmë kanë filluar hetimet edhe ndaj të gjitha policëve që kanë probleme të tilla shëndetësore, por që vazhdojnë të jenë aktiv në Polici.

Korrigjohet çmimi i pagesave rrugore Beograd-Bujanoc-Preshevë
25 vite pas luftës në Bosnje, Mostari mbetet i ndarë në bazë etnie
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration