Skandali me telefonatat, përmendet shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi
Rajoni dhe Politika

Skandali me telefonatat, përmendet shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi

11.Jul.2019 09:16
0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bisedat për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë me parodistët rus duke menduar se flet me presidentin e Ukrainës i ka bërë në bazë të informacioneve që kanë plasuar mediat.

I pyetur se nga kishte siguruar informacionet për ndërrimin e territoreve, Zaev thotë se mbi informacionet që kanë qenë publike, roli i tij ka qenë që si shtet mik të ndihmojë palët për të gjetur një zgjidhe.

“Askush me mua nuk ka ndarë informacione, as Kosova dhe as Serbia sepse bëhet fjalë për çështje bilaterale. Roli jonë si miq ka qenë t’i motivojmë për zgjidhje. Evropa ka definuar problemin me emrin për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, çështjen e Kosovës dhe çështjen e Bosnjë Hercegovinës. E para u zgjidh, ndërsa të dytën ndihmojmë të zgjidhet. Askush nuk na ka dhënë detaje”, deklaroi Zoran Zaev, raporton Alsat.

Falë interesit mediatik që në Kosovë ngjallën informacionet e kryeministrit Zoran Zaev, ka reaguar i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai në Facebook ka shkruar se askush nuk mund ta prek sovranitetin e Kosovës dhe se kufijtë e saj do të mbrohen me çdo çmim.

Ka reaguar edhe opozita kosovare. Lëvizja Vetëvendosje akuzon se informacionet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut konfirmojnë se presidentët Thaçi dhe Vuçiq janë realizues të agjendave ruse në Ballkan.

Zaev në bisedë me Petro Poroshenkon e rrejshëm thotë se Kosova dhe Serbia kanë plan për shkëmbim territoresh, duke potencuar se Kosova do t’ia jep Serbisë 10 komuna në veri të Kosovës, në Shkëmbim me Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanovcin. Sipas Zaev, ky shkëmbin do të hapte kutinë e Pandores në Ballkan dhe do të nxiste reagime në Bosnjë dhe më gjerë.

Skandali

Deri kur doli përgjimi, kryeministri maqedonas Zoran Zaev nuk e ka ditur se nuk ka biseduar me presidentin e vërtetë të Ukrainës, Petro Poroshenko, por me parodistët rus. Këtë e konfirmoi vetë Zeav i cili në disa raste ka qenë ai i cili i ka telefonuar parodistët, duke shtuar se i ka dërguar edhe fotografi nga takimet me liderë botëror.

Zaev shtoi se protokolli nuk mund ta kufizojë atë për të komunikuar me homologët e tij dhe liderët e vendeve siç i quan ai mike të Maqedonisë së Veriut. Ish kryeministri teknik dhe kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të posaçme hetuese në Kuvend, Emil Dimitriev thotë se kryeministri Zoran Zaev ka gabuar në momentin kur ka tejkaluar kompetencat protokollare dhe ka biseduar jo zyrtarisht. Sipas tij, këshilltarët për siguri në kabinetin e tij është dashur ta këshillojnë se komunikimi përmes kanaleve zyrtare, eviton mundësinë e keqpërdorimit të bisedave.

“Rasti është skandaloz në disa aspekte, duke filluar nga mënyra se si ka ardhur deri tek komunikimi, përmbajtja e bisedës etj. Nuk është mirë për një shtet që të jetë në mediat botërore në këtë kontekst. Nga përvoja ime, mendoj se duhet respektuar vetëm bisedat zyrtare, me cka do t’i shmangeni kontaktit të gabuar me persona që prononcohen në emër tjetër. Unë kur isha në krye të Qeverisë kam aplikuar kontaktet përmes kanaleve zyrtare, sepse në të kundërtën futeni në rrezikun si ky”, deklaroi Emil Dimitriev, Ish-kryeministër teknik.

Jo zyrtarisht mësohet se të enjten kryeministri Zaev do të pres në takim ambasadorin rus Sergej Bazdnikin. Përfaqësia diplomatike e federatës ruse ditë më parë u prononcua për skandalin e kryeministrit, nga ku theksuan se nuk duan të komentojnë vepra të artistëve.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë Veriore, thotë se nuk ka bazë për të thirrur në bisedë ambasadorin rus në vend, për faktin që nuk posedon informacione për të ashtuquajturit “Vovan dhe Leksus” se kanë lidhje me institucionet e Federatës Ruse.

Ndërkohë, Prokuroria Publike është duke punuar për të konstatuar nëse në bisedën e Zaev me Poroshenkon e rrejshëm ka bazë për padi penale ndaj shtetasve rus. Të hënën mbrëma, dy parodistët rus “Vovan dhe Leksus” publikuan telefonatat me kryeministrin Zaev, ku ky i fundit ka menduar se është duke biseduar me presidentin ukrainas Poroshenko dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jons Stoltenberg. Zaev pranoi se është viktimë e shtetasve rus, duke shtuar se ky lëshim është për shkak të sinqeritet dhe afërsisë së tij që ka me njerëzit në komunikim.

Unitedi i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për Milinkoviq-Saviqin
Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration