Situatë e jashtëzakonshme në Bosnjë, uji po merr gjithçka me vete
Rajoni dhe Politika

Situatë e jashtëzakonshme në Bosnjë, uji po merr gjithçka me vete

15.May.2019 07:37
0

Në Bosnje dhe Hercegovinë ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sidomos në disa vende, janë përmbytur një numër i madh i shtëpive dhe fushave, derisa në Banjallukë është shpallur situatë e jashtëzakonshme.

Fshatarët janë mobilizuar me masa mbrojtëse gjatë gjithë natës, duke u munduar të kanalizojnë ujin e shumtë.

Kryetari i qytetit të Banja Llukës, Igor Radojiq ka shpallur situatë të jashtëzakonshme në disa pjesë të komunës, mirëpo mëngjesin e sotëm ai ka informuar se situata ngadalë po normalizohet dhe për tani nuk pritet ndonjë rrezik i përmbytjeve të mundshme.

Në disa pjesë të qytetit Doboj është bërë evakuimi i popullatës.

Përmbytje me intensitet të madh është shënuar edhe në rrethin e Maglajt, ndërsa më kritike ishte nëpër fshatrat e Maglajve, ku uji që kishte ardhur nga përmbysjet kishte shkaktuar dëme të mëdha nëpër shtëpi dhe objekteve ndihmëse./RTK/

Shqiptarja thyen tabutë, femra e parë zjarrfikëse
Vendet e Ballkanit në faza të ndryshme të integrimit në BE
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration