Simptomat e para që tregojnë se në këmbë ju është formuar trombi: Këto grupe njerëzish janë të rrezikuara posaçërisht!
Trupi dhe shëndeti

Simptomat e para që tregojnë se në këmbë ju është formuar trombi: Këto grupe njerëzish janë të rrezikuara posaçërisht!

04.Oct.2019 16:03
0

Sinjalet e para që në vena ekziston ngjizje gjaku njerëzit zakonisht i injorojnë

Tromboza konsiderohet një ndër gjendjet më të rrezikshme për jetën e njeriut, transmeton Telegrafi.

 

Mund të zhvillohet madje edhe nëse nuk keni probleme të dukshme me qarkullimin e gjakut dhe enë e gjakut.

Më së shpeshti shfaqet në këmbë, ndërkaq në fazën e parë nuk jep pothuajse kurrfarë simptomash, mirëpo kur fillon të rritet, kërkon tretman urgjent, në mënyrë që të mos ndodhin pasoja të rrezikshme.

Këto janë simptomat e para që në këmbën tuaj është krijuar ngjizje, ndërkaq shumica e njerëzve i injorojnë!

– Ënjtja e butë në këmbë;
– Ndjenja e zjarrit apo e peshës në këmbë;
– Skuqje e lëkurës.

Në shumicën e rasteve pacientët kërkojnë ndihmë mjekësore vetëm kur ngjizja rritet dukshëm dhe bëhet e vështirë për t’u trajtuar.

Me gjendjen e përkeqësuar, në pjesën ku trombi është krijuar, shtohet ënjtja, ndërkaq zona merr ngjyrë të kaltër. Nëse injorohet, ekstremiteti në të cilin gjendet ngjizja mund të bëhet plotësisht i zi.

 

Trombi në këmbë zakonisht shfaqet në venat e kofshëve, pulpa të këmbëve apo përreth nyellit të këmbës.

 

Kush është më shumë i rrezikuar?

– Njerëzit të cilët shumë kalojnë ulur, duke drejtuar veturën apo në fluturimet e gjata me aeroplan;

– Njerëzit të cilët këndellen nga operacionet duke qëndruar shtrirë në krevat;

– Pacientët të cilët vuajnë nga venat e zgjeruara;

– Njerëzit me diagnozën e ngjizjes së përshpejtuar të gjakut;

– Shtatzënat (rreziku edhe më shumë rritet gjatë dhe pas lindjes);

– Personat me peshë të madhe trupore;

– Njerëzit e moshuar të cilët kryesisht rrinë ulur. 

Ben Arfa ende pa kontratë, e duan 4 skuadra italiane
Çfarë tregon shpejtësia e ecjes për shëndetin tuaj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration