Simptomat e fshehura të anemisë
Trupi dhe shëndeti

Simptomat e fshehura të anemisë

16.Apr.2019 16:20
0

Anemia njihet gjerësisht si një sëmundje delikate e cila konsiston në mospasjen e mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut dhe për rrjedhojë nuk transportohet oksigjen në të gjithë trupin.

Kjo e fundit sjell pasoja mjaft të rënda për shëndetin, ndërkohë ne duhet të njohim disa nga shenjat e fshehura të anemisë të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet që t’i injorojmë.

Këto janë disa nga shenjat:

Keni frymëmarrje të shkurtra herë pas here ose më saktë nuk arrini që të ngopeni mjaftueshëm me oksigjen. Kjo është shenja e parë e cila tregon që mund të vuani nga anemia.

Ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe nuk keni fuqi për të bërë asgjë.

Ndjeni dhimbje therëse në gjoks.

Këmbët dhe duart tuaja qëndrojnë gjithnjë të ftohta, pavarësisht stinëve.

Keni dhimbje të forta koke që përsëriten vazhdimisht.

Nëse po përjetoni simptomat e mësipërme duhet që menjëherë të drejtohemi tek mjeku i familjes, për t’u orientuar më pas tek një mjek specialist.

Gjërat që duhet të dini për vitaminat
The Independent: Presidenti Thaçi po hetohet nga Trbunali Special
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration