Si të qetësoni dhimbjet e stomakut me metoda natyrale
Trupi dhe shëndeti

Si të qetësoni dhimbjet e stomakut me metoda natyrale

16.Sep.2018 21:09
0

Kequshqyerja ju lë si pasojë dhimbjen e stomakut.

Pavarësisht se janë me mijëra arsye të cilat shkaktojnë dhimbjen e stomakut por disa ndër më të zakonshmet janë gastriti, refluksi acid, intoleranca ndaj laktozës, stresi, etj.

Shumica prej tyre nuk janë serioze dhe kalojnë shumë shpejt mjafton të konsumoni ushqime që mund t’ju qetësojnë.

Për shqetësime të vogla të cilat nuk janë shumë serioze, ju nuk e keni të nevojshme që të shkoni te mjeku dhe të merrni një recetë me ilaçe.

Disa nga ushqimet funksionojë si qetësuese ndaj dhimbjeve të stomakut. Nga këto ushqime 3 janë më të rëndësishme dhe këto i keni të listuara më poshtë

Xhinxher

Xhinxheri ka një ndikim të mahnitshëm në shëndetin tonë të stomakut. Redukton inflamacionin ashtu si aspirina, ibuprofeni ose anti-inflamatorë të tjerë. Promovon qarkullimin e gjakut që ndihmon në tretje më të mirë. Ai ndihmon që ushqimi të rrjedhë pa probleme nëpër traktin digjestiv, i cili na lejon të absorbojmë më shumë lëndë ushqyese. Parandalon gazrat dhe relakson muskujt e brendshëm të zorrëve, gjë që na jep lehtësim nga dhimbja e stomakut.

Mustardë

Edhe pse kjo tingëllon pak e pabesueshme, të ngrënit e një luge gjelle me mustardë bashkë me ushqimin tuaj të përditshëm mund të jetë një shtesë vërtetë e mirë për dietën tuaj. Ajo ka disa efekte të forta anti-inflamatore dhe anti-acide të cilat mund të zvogëlojnë apo edhe të shërojnë dhimbjet tuaja të stomakut.

Oriz

Së bashku me pataten, tërshërën dhe ushqime të tjera me niseshte, orizi ndihmon të “mbulojë” stomakun, të lehtësojë tretjen dhe ka një efekt qetësues. Ushqime të tilla nuk qëndrojnë gjatë në stomak dhe nuk stimulojnë acidin refluks.

Ibra kërkon kontratë më të gjatë te Milani
iPhone i parë 5G arrin në 2020-ën me procesor të Intelit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration