Si ta largoni aromën e keqe të këmbëve
Trupi dhe shëndeti

Si ta largoni aromën e keqe të këmbëve

17.Oct.2019 14:33
0

Për ta eliminuar aromën e keqe nga këpucët dhe këmbët, fillimisht duhet ta luftoni shkaktarin.

Disa këpucë absorbojnë më shumë djersë dhe kanë aromë më të rëndë sesa tjerat. Prandaj, është e ndryshme t’i ndërroni më shpesh këpucët për t’i parandaluar bakteret dhe aromat e këqija. 

Telegrafi ju sjell disa metoda shumë të thjeshta se si mund ta largoni aromën e keqe nga këpucët.

Me sodë të bukës

Soda e bukës e absorbon lagështinë dhe aromën e keqe.

Prandaj vendoseni një lugë gjelle sodë buke në secilën këpucë në mbrëmje dhe lëreni ashtu tërë natën.

Në mëngjes vetëm shkundeni sodën e bukës nga këpucët dhe do ta shihni se nuk ka më aromë të keqe.

Lëvoret e pemëve citrike

Asnjëherë mos i hidhni në bërllok lëvoret e portokajve, limonëve apo mandarinës. Këto lëvore mund t’i vendosni në këpucë gjatë natës dhe në mëngjes do ta vëreni se këpucët nuk do të mbajnë erë të keqe.

Si ta mirëmbani higjienën e këmbëve?

Posa të arrini në shtëpi, pastroni këmbët dhe ndërroni çorapet. Gjithmonë mbathni çorape pambuku.

Këpucët i lini në ballkon ose para derës në mënyrë që të ajrosen më shumë. 

Khabib ruan formën dhe mprehtësinë duke notuar në rrjedhën e kundërt të ujit në një lumë të ftohtë
Volvo XC40 Recharge, për 40 minuta mbushë 80 për qind të baterisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration