Si hyri Gruevski në Shqipëri, Njohjet e tij ia kanë hapur dyert e arratisë ?
Rajoni dhe Politika

Si hyri Gruevski në Shqipëri, Njohjet e tij ia kanë hapur dyert e arratisë ?

11.Sep.2018 01:09
0

Nga Shqipëria në Mal të Zi, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka kaluar përmes pikës kufitare Hani i Hotit. Këtë e konfirmon vetë Policia e Shtetit shqiptar por të njëjtën ende nuk e dinë se nga cila pikë kufitare është futur Gruevski në Shqipëri.

Duke qenë se karta e identitetit nuk figuron të jetë regjistruar në asnjë pikë kufitare që lidhin Shqipërinë dhe Maqedoninë, gazetari investigativ nga Shqipëria, Artan Hoxha, ka dyshime se si në Maqedoni poashtu edhe në Shqipëri, rrugët e arratisë Gruevskit ia kanë hapur njohjet e tij të vjetra si dhe ryshfetit. Nga informacione të tij të brendshme Hoxha tregon se tani për tani policia shqiptare po kontrollon kamerat e sigurisë në të gjitha vendkalimet kufitare që lidhin Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Po shikohen të gjithë shtetasit e R.M-së që kanë hyrë në datat 10 dhe 11 nëntor, sepse dyshimet janë që nëpërmjet formave jolegale ai të mund të ketë kaluar nëpërmjet një marrëveshjeje verbale, nëpërmjet një ryshfeti, nëpërmjet një kontakti të mëparshëm të ketë kaluar në pikën e kalimit kufitar pa iu regjistruar karta e identitetit. Kjo është një formulë që e përdorin zakonisht që kanë problematikë kriminale në Shqipëri ose që duan t’i shpëtojnë arrestimit në rastet ku ata janë në kërkim”, tha Artan Hoxha, gazetar investigativ.

Automjeti me të cilën ka kaluar në shtetin malazez është në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë. Duke qenë se hyrja e Gruevskit në Shqipëri nuk rezulton të jetë bërë në mënyrë ligjore, Hoxha thotë se kjo gjë implikon indirekt edhe personelin e ambasadës hungareze, sepse i ka dhënë ndihmë një personi që të hyjë ilegalisht në Shqipëri, gjë që përbën vepër penale për kalim të paligjshëm të kufirit. Kur ka arritur në pikën kufitare Hani i Hotit, Gruevski ka paraqitur kartën e identitetit për të kaluar në Mal të Zi.

Këtë e konfirmojnë vetë autoritetet malazeze duke thënë se më 11 nëntor Gruevski ka hyrë në dhe po këtë datë ka dalë nga Mal të Zi. Për arratinë e Gruevskit përmes Shqipërisë mbrëmë ka folur edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Sipas kreut të shtetit shqiptar shmangia nga drejtësia është e papranueshme dhe në një mënyrë është një pranim i fajësisë

“Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij, pavarësisht nga pretendimet që mund të paraqesë”, u shpreh Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Kur Gruevski ka bërë të gjitha këto lëvizje, data ka qenë 11 nëntor, ndërsa Maqedonia nuk kishte lëshuar fletarrest ndërkombëtar por vetëm nacional, gjë që ia ka lehtësuar ikjen. Fletëarresti kombëtar autoritetet e vendit e lëshuan më 12 nëntor, ndërsa pasi Greuvski shkroi në Facebook se ka kërkuar azil politik në Hungari, Maqedonia më datë 13 nëntor lëshoi fletëarrest ndërkombëtar për ish-kryeministrin./21Media 

Bllokohet shtëpia e kulturës në Preshevë, Arifi thotë se TVP dhe PDSH e meritojnë largimin?
Ndryshon përkufizimi 130 vjeçar për kilogramin, miratohet në Francë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration