Shqiptari që nuk e njeh Kosovën: LDK-ja merr kryeministrin, PDK-ja presidentin
Rajoni dhe Politika

Shqiptari që nuk e njeh Kosovën: LDK-ja merr kryeministrin, PDK-ja presidentin

09.Jan.2021 10:25
0

Demo Berisha, shqiptari që nuk njeh Republikën e Kosovës e që në mediat serbe shpesh merret si analist thotë se pas zgjedhjeve, Avdullah Hoti me shumë gjasa do të vazhdojë të drejtojë qeverinë e re dhe që Enver Hoxhaj do të marrë vendin e presidentit, sepse, sipas tij  kjo është diçka që i përshtatet Perëndimit.

Bashkimi Evropian tashmë ka theksuar se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të caktuara më 14 shkurt, pret një qeveri të qëndrueshme që do të jetë në gjendje të vazhdojë dialogun me Beogradin, i cili, sipas Berishës, është pikërisht ai që do t'i ofrojë Hotit sërish kryeministrinë e PDK-së, presidencën.

“Shumica parlamentare do të përbëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës  së cilës do t’i bashkohet PDK, e udhëhequr tani nga Enver Hoxhaj, e që së bashku me pakicat do të themelojnë Qeverinë”, thotë Berisha.

Ai nuk mendon se Vetëvendosja do të jetë në gjendje të marrë pushtetin sepse, siç shpjegon ai, Perëndimi nuk e dëshiron atë, dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që Kurti nuk mund të jetë kandidat për deputet, në një farë mënyre dera i është “mbyllur”.

BE-ja pret zgjedhje të standardeve evropiane në Kosovë
Ramadani: Raktualizimi i projektit të policisë multietnike dhe policisë në komunitet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration