Shqipëria konfirmon rastet e para me koronavirusin e ri
Rajoni dhe Politika

Shqipëria konfirmon rastet e para me koronavirusin e ri

09.Mar.2020 08:21
0

Shqipëria ka raportuar dy infeksionet e para të konfirmuara me koronavirusin e ri.

Të infektuarit janë një burrë dhe djali i tij, të cilët ishin kthyer kohët e fundit nga Italia.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri tha më 9 mars, se që të dy, ishin në gjendje të qëndrueshme dhe nuk duket se kishin komplikime të shëndetit.

Rreth 400,000 shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Itali.

Italia ka qenë vendi evropian më i prekur nga virusi COVID-19 që filloi në Kinë, por është përhapur në të gjithë botën.

Italia, e cila ka konfirmuar 7.300 infeksione dhe 366 vdekje, ka futur rreth 16 milionë njerëz në karantinë, për gati një muaj, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Muzetë, kinematë, qendrat tregtare janë mbyllur në të gjithë vendin./REL/

Greqi: Konfirmohen 66 raste të koronavirusit të ri, mbyllen shkollat në Athinë
Ronaldo krenar me fitoren në ndeshjen e tij jubilare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration