Shqipëria “30 vjeç”
Kulturë

Shqipëria “30 vjeç”

28.Feb.2019 16:33
0

Shqipëria e tre dekadave të fundit ka qenë në fokus të kërkimit të artistit italian, Eugenio Tibaldi. Historia e një tranzicioni të gjatë është reflektuar në veprat që tashmë ai do t’i sjellë në një ekspozitë në Galerinë FAB nga 11-31 mars.

“30 vjeç” quhet ekspozita që ka në qendër Shqipërinë prej viteve 1990. Titulli i referohet një epoke historike dhe sugjeron të tentohet të festohet, por për ta bërë këtë ne nuk duhet të jemi vetëm.

 Dhe, pikërisht për këtë arsye, artisti ka vendosur të realizojë projektin e kësaj ekspozite përmes një metode laboratorike. Duke filluar nga ndarja e metodologjisë së saj dhe duke propozuar një temë të përbashkët për të punuar, veprat në ekspozitë janë rezultat i bashkëpunimit ndërmjet artistëve të rinj shqiptarë të cilët iu përgjigjën “open call”. Duke filluar nga vizita e parë e Tibaldit në Shqipëri në tetor të vitit 2018 dhe me rastin e Ditës Bashkëkohore, pjesëmarrësit në projekt kanë ecur, fotografuar, biseduar, analizuar, organizuar dhe prodhuar vepra nga të cilat del reflektimi i tridhjetë viteve të ndryshimit të qytetit të Tiranës nga 1989 deri më sot.

Projekti është rezultat i një përzierjeje të shikimeve, duke filluar nga ajo e artistit italian i cili i përket një brezi të mëparshëm dhe i integruar me atë të atyre – pjesëmarrësit e workshopit – që u rritën në Shqipërinë post-socialiste dhe jetonin vendin në kohën e tyre të përditshme.

Ancelotti i bindur: Napoli do zbresë nga froni Juventusin
Bashkë-themeluesi i Apple i shqetësuar që Apple nuk ka një telefon të palosshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration