Shqipëri, vijon “emergjenca” demografike
Rajoni dhe Politika

Shqipëri, vijon “emergjenca” demografike

15.Nov.2019 08:28
0

Të dhënat periodike demografike që publikohen herë pas here nga Instituti i Statistikave në Shqipëri vijojnë të dëshmojnë një situatë me rënie të numrit të lindjeve dhe rrjedhimisht rënie edhe të shtesës natyrore të popullsisë.

Tremujorin e tretë të vitit 2019 në Shqipëri lindën 800 fëmijë më pak se e njëjta periudhë e vitit 2018 ndërsa shtesa natyrore e popullsisë shënoi një rënie prej 17,1 % krahasuar po me tremujorin e tretë në vitin e shkuar.

Qarku më i prekur nga rënia e numrit të lindjeve është ai i Gjirokastrës me 115 lindje, duke patur një rënie prej 18,4 % në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2018. Në këtë Qark numri i vdekjeve tejkalon me 53 numrin e lindjeve.

Albania demographics

Sipas të dhënave zyrtare numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e tretë të vitti 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.410 lindje. Por edhe ky numër i lindjeve në Tiranë shënon njërënie me 11,3 % në krahasim me tremujorin e tretë 2018. Studiuesit e lëvizjeve demografike të popullsisë e lidhin rënien e numrit të lindjeve jo vetëm me emigracionin dhe migrimin e brendshëm por edhe me faktorët ekonomikë dhe social.

Prej kohësh studiuesit kanë vlerësuar me shqetësim gjendjen e vendit në një emergjencë demografike dhe kanë kërkuar që institucionet të trajtojnë me përparesi gjetjen e rrugëve për të zbutur pasojat e rënies natyrore të popullsisë. VOA.

Gjermani Peter Beyer zgjidhet raportues i KE për Kosovën
Kosova “bie” në Çeki dhe humb “trenin” e parë për Euro 2020-ën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration