Shpiket makina që shndërron ajrin në ujë
Atraktive

Shpiket makina që shndërron ajrin në ujë

11.Sep.2018 01:09
0

Imagjinoni sikur të shuanit etjen me ujë që nuk vjen nga një lumë, përrua apo liqen, por që vjen drejtpërdrejt nga qielli, nga ajri që ju rrethon. Kjo do të ngjasonte si fantashkencë, por është në fakt realitet dhe është e prekshme për këdo.

Teknologjia e re e zhvilluar nga “Watergen”, një kompani teknologjike me bazë në Izrael, aktualisht po prezantohet në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. Por, si funksionon mrekullia që e kthen ajrin në ujë?

Gjeneratori i ujit atmosferik merr ajër nga ambienti përmes një filtri, e shndërron atë në vesë duke nxjerrë ujë përmes kondensimit. Uji më pas purifikohet, mineralizohet dhe është i gatshëm dhe i sigurt për t’u konsumuar.

Kjo makinë mund të prodhojë mesatarisht 600 litra ujë të pastër në ditë. Ajo ka një rezervuar dhe një sistem trajtimi të ujit.

Në Vietnam, me lagështinë e lartë të ajrit atje, kjo makinë mund të nxjerrë edhe më shumë ujë.

 

SHBA: Demokratët shpallin fitoren në Dhomën e Përfaqësuesve
Liverpooli pa Shaqirin mposhtet në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration