Shpikësi francez kalon Kanalin anglez me fluturaken e veçantë (video)
Atraktive

Shpikësi francez kalon Kanalin anglez me fluturaken e veçantë (video)

05.Aug.2019 08:16
0

Një shpikës francez ka arritur me sukses ta kalojë Kanalin anglez me një fluturake të pazakontë. 

Franky Zapata përdori një ‘hoverboard’ flutures për të kaluar kanalin të dielën në mëngjes, në tentativën e dytë, pas dështimit muajin e shkuar.

40-vjeçari u nis nga Sangatte në veri të Francës për të kryer për 20 minuta rrugëtimin deri në Dover të Anglisë.

Ai planifikoi ta kompletonte rrugën 35 kilometërshe me shpejtësi prej 140 kilometra për orë dhe me lartësi 15 deri 20 metra, mbi ujë.

‘Hoverboardi’ i pazakontë i Zapatas kishte mjaftueshëm kerozinë për 10 minuta rrugë, dhe më pas u desh ta mbushte prapë për të vazhduar rrugën. Gjatë tentativës së parë, në korrik, ai dështoi kur tentoi të rimbushte ‘hoverboardin’, duke rënë në ujë, transmeton Koha.net.

Zapata ka punuar në fluturaken e tij qe tri vjet. Madje ka humbur dy gishta duke punuar në garazhin e tij. ‘Flyboardi’ i tij ka tërhequr vëmendjen edhe të ushtrisë franceze, që në dhjetor i dha kompanisë së tij 1.3 milionë euro grant.

Bekim Balaj, heroi i Sturm Grazit
Tahiri: Do të kujdesemi që Lugina e Preshevës mos të mbetet e dëshpërimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration