Shkencëtarët e kanë shpërbërë kancerin, rezultatet janë të mëdha
Trupi dhe shëndeti

Shkencëtarët e kanë shpërbërë kancerin, rezultatet janë të mëdha

12.Apr.2019 17:06
0

Shkencëtarët kanë çmontuar pjesët e kancerit dhe kanë gjetur pikat e tija të dobëta,. Ky është një nga studimet më të mëdha të këtij lloji, i kryer ndonjëherë Shkencëtarët 600 gjene që mund të vihen në shënjestër nga barnat dhe që nuk do të dëmtojnë qelizat e shëndetshme në trup.

Trajtime të tilla si kimioterapia sulmojnë tërë trupin duke çuar në efekte anësore të padëshiruara, si humbja e flokëve, vjellja dhe lodhja. Por gjetjet nga studimi, të përshkruara si ‘të fuqishme’ nga “Cancer Research UK”, mund të çojnë në një trajtim pa këto efekte rraskapitëse.

“Kjo është aq e rëndësishme sepse aktualisht ne trajtojmë kancerin duke trajtuar trupin e gjithë pacientit. Ne nuk i sulmojmë qelizat e kancerit në mënyrë specifike. Informacioni që kemi zbuluar në këtë studim ka identifikuar pikat e dobëta të qelizave të kancerit”, tha Fiona Behan, bashkautore e studimit.

Ajo shtoi se kjo do t’iu lejojë shkencëtarëve ‘të zhvillojnë ilaçe që sulmojnë kancerin dhe të e lënë indin e shëndetshëm të padëmtuar’.

Studiuesit e udhëhequr nga Instituti “Wellcome Sanger”, shkatërruan rreth 20,000 gjene në më shumë se 300 modele të kancerit në një laborator. Ata u përqendruan në kanceret e zakonshme, të tilla si mushkëritë, zorrës së trashë dhe gjirit, si dhe ato ku nevojiten urgjentisht trajtime të tilla si pankreasi.

Janë gjetur disa mijëra gjene kyçe, që janë vendimtare për mbijetesën e kancerit. Rezultatet u botuan në revistën Nature.

Kequshqyerja: Faktori më rrezikues i shëndetit në botë
‘Specialisti rus’, ambasadori i ri i Rusisë në Serbi që ka për qëllim Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration