Shkencëtarët amerikanë: Ndotja e ajrit e zvogëlon shumë inteligjencën
Trupi dhe shëndeti

Shkencëtarët amerikanë: Ndotja e ajrit e zvogëlon shumë inteligjencën

22.Nov.2019 13:12
0

Një studim i kryer në Kinë, por nga hulumtues amerikanë, ka treguar se ndotja e ajrit shkakton zvogëlim të madh të nivelit të inteligjencës.

Ndonëse studimi është kryer në Kinë, që njihet si vend me probleme serioze të ndotjes, hulumtuesit sugjerojnë se 95 për qind e popullsisë globale janë duke thithur ajër të ndotur, i cili ndikon në zvogëlim të inteligjencës, transmeton Telegrafi.

 Të dhënat e mbledhura në këtë studim, të cilat janë publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, tregojnë se nivelet e larta të ndotjes së ajrit janë të ndërlidhura me pikë më të ulëta në teste të matematikës dhe gjuhës.

Vlerësohet se ky zvogëlim në inteligjencë ka të njëjtin ndikim sikurse ta humbisni një vit edukim.

Një nga autorët e studimit ka treguar se ka faktorë të ndryshëm që e përcaktojnë atë se sa zvogëlohet kapaciteti mendor i individit nga ndotja.

Ajri i ndotur shkakton që gjithsecilit t’i zvogëlohet niveli i edukimit për një vit. Por, ne e dimë se ky efekt është më i keq për të moshuarit, posaçërisht për ata mbi 64 vjet, për meshkujt, dhe për ata që kanë më pak edukim të kryer”, kanë treguar shkencëtarët.

Sipas tyre, arsyeja se përse ajri i ndotur mund të ndikojë në inteligjencë ka të bëjë me faktin se nivelet e larta të ndotjes ndërlidhen me stres oksidativ, neuroinflamacion dhe neurodegjenerim.

Thënë më thjesht, ekspozimi në ndotje të ajrit e dobëson funksionin tonë kognitiv. 

Joshua mohon se i ka humbur guximi
Microsoft: Cortana do të largohet nga iOS dhe Android
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration