“Shkëmbimi i territoreve s’shkakton probleme”
Rajoni dhe Politika

“Shkëmbimi i territoreve s’shkakton probleme”

09.Feb.2019 16:57
0

Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundmitare.

Nuk ka asnjë arsye që të shikohet me frikë ideja për ndryshim të mundshëm të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje finale për problemin shumë vjeçar ndërmjet dy shteteve, kështu thotë hulumtuesi nga Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike në Londër, eksperti për Evropë-juglindore, James Ker Lindsey.

 
 

“Nëse shpallja e një anshme e pavarësisë së Kosovës në 2008-ën nuk ka dërguar në një konflikt, pse një marrëveshje e mundshme Beograd-Prishtinë duhet të shqetësoj komunitetin ndërkombëtar”, pyet ai, në një intervistë për ‘tanjug’, trasnmeton Gazeta Express.

Sipas tij është e pakuptueshme se pse ka shqetësim për idenë për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve si mundësi për zgjidhje.

“Ata japin ‘argumente të forta’ se si një marrëveshje e tillë mund të nxisë një konflikt, nuk duhet të jenë nga rezultati i një zgjidhje të tillë”, shton ai.

Komuniteti ndërkombëtar, duhet të pranoj çfarëdo marrëveshje që Beogradi dhe Prishtina pajtohen, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e territoreve.

“Unë e di se është një çështje e ndjeshme, ne jemi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë për këto dhjetë vite pasi Kosova ka deklaruar pavarësinë. Unë e di që disa vende tashmë po i tërheqin njohjet, dhe nuk e besoj që është e mundur që Kosova të pajtohet me Serbinë në të njëjtën kohë. Ndërkohë Kosova e di që pa një pajtim me Serbinë nuk ka integrim në BE dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Mendoj se është kruciale që t’iu jepet një mundësi të dy palëve për të arritur një marrëveshje”, thotë ai.

Eksperti britanik thotë se shumë e shohin idenë e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimin e territoreve me ndjenja të përziera, por sipas tij është e rëndësishme që udhëheqësit e të dy palëve të flasin për të gjitha opsionet e mundshme.

“Çdo gjë për të cilët të dy palët bien dakord, ne duhet ta pranojmë dhe ta mbështesim ndërkombëtarisht” thotë ai.

Hulumtuesi britanik shton se është normale që çfarëdo ideje për ndryshim të kufijve në Ballkan të shihet me shqetësim, duke përmendu këtu efektin negativ që mund ta ketë në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Megjithatë, situata aktuale në Bosnje është e brishtë. Nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje e cila do të pranohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe kështu nuk do të ketë pasoja në Bosnje. Argumenti se kjo do të ndikonte atje, nuk është valid”, potencon Lindsey.

Për të ‘Republika Srpska’ nuk mund të ndryshojë asgjë pa pajtimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, kur bëhet fjalë për një nxitje të mundshme për lëvizje të kufijve.

Lindsey thotë se arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta bënte rajonin e Ballkanit Perëndimor më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

Hulumtuesi britanik thotë se ka pasur edhe disa biseda me politikan ndërkombëtar, dhe thotë se ‘prapa skenave’ ata kanë një çasje pragmatike, sepse shohin përfitimet që mund të ketë arritja e një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai thekson se arritja e marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin ishte një shembull i shkëlqyeshëm për stabilizimin e rajonit, por me një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ballkani Perëndimor do të jetë edhe më stabil.

“Kur Beogradi të jetë gati që pas marrëveshjes ta njoh pavarësinë e Kosovës, atëherë noramizilim i raporteve do të vazhdojë, por kjo nuk është përfundimi i të gjitha përpjekjeve, është e nevojshme që të mbrohen të drejtat e serbëve në Kosovë, por edhe të shqiptarëqve në Serbi, gjithashtu duhet zgjidhur edhe të gjitha problemet me objektet fetare në Kosovë”, shton Lindsey.
Britaniku thotë se duhet shfrytëzuar momentumi i mirë i krijuar nga marrëveshja ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për emrin.

Lindsey thotë se pavarësisht Brex-it, qëndrimi i politikës së jashtme të Britanisë së Madhe, do të mbetet e pa ndryshuar karshi zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Brex-it është një sfidë e madhe për politikën e jashtme të Britanisë së Madhe, por Londra e ka identifikuar si një çështje shumë të rëndësishme për sigurinë në Evropë, dhe nuk do të humb interesin në rajon dhe as të ndryshojë politikën”, ka thënë ndër të tjera hulumtuesi nga Britania e Madhe.

Pavarësisht Brex-it, Lindsey thotë se Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian nuk do të kenë dallime sa i përket disa fushave.

DW: Zgjidhja Kosovë-Serbi shumë larg, kriza evidente
Times: Serbia në BE vetëm pas njohjes së pavarësisë së Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration