Shitet për 298 mijë dollarë xhaketa e Michael Jacksonit
Kulturë

Shitet për 298 mijë dollarë xhaketa e Michael Jacksonit

16.Sep.2018 21:09
0

Xhaketa e zezë e lëkurës e veshur nga mbreti i ndjerë i muzikës pop, Michael Jackson, të cilin e kishte veshur në turneun e parë solo “Bed”, është shitur për 298 mijë dollarë.

Siç raporton Reuters, çmimi ishte rreth tre herë më i lartë se çmimi i parë që ishte propozuar, e që ishte 100 mijë dollarë, transmeton Koha.net.

Xhaketa u shit nga biznesmeni i Teksasit dhe filantropisti Milton Verret, së bashku me gati 100 gjëra të tjera nga koleksioni i tij i madh i rock'n rollit.

Këngëtari xhaketën, në shpinën e së cilës gjendet nënshkrimi i tij i përhershëm, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989,

Një pjesë e të ardhurave në ankand do të shkojnë për bamirësi nga “MusicCares” të organizatorëve të çmimit Grammy, Akademisë së Regjistrimit, e cila po ashtu ofron shërbime shëndetësore dhe shërbime të tjera për muzikantët.

Thaçi-Vuçiq përpjekje për të forcuar paqen, lufta e parë botërore para 100 vjetëve nisi në Ballkan
Përkujtohet në Prishtinë armëpushimi i Luftës së Parë Botërore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration