Shitet pallati në Gjermani të cilit ku gurin e themelit ia vuri Gorbaçovi!
Atraktive

Shitet pallati në Gjermani të cilit ku gurin e themelit ia vuri Gorbaçovi!

16.Sep.2019 10:50
0

Saksoni, 13 shtator – ”Glockenpalast” (”Pallati i bukur”) doli në shitje për një çmim fillestar prej 4,8 milionë eurosh, sipas faqes së internetit të pasurive të patundshme. 

Pallati i përbërë nga një monument dhe një ndërtesë e madhe, në Gifhorn, në shtetin verior të Saksonisë së Poshtme, u përfundua gjashtë vjet më parë pas 16 vjet ndërtimi, duke ndërthurur stile të ndryshme të konstruksionit prej drurit rus.

Gurin e themelit të këtij pallati e kishte vendosur ish-presidenti rus, Mihail Gorbaçov, në vitin 1996.

Një agjent i pasurive të patundshme konfirmoi renditjen, por nuk pranoi të jepte detaje mbi rrethanat rreth shitjes.

”Glockenpalast” u ndërtua për të promovuar shkëmbimin kulturor në Europë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Atje organizohen rregullisht ngjarje dhe ekspozita që festojnë paqen, lirinë dhe diversitetin kulturor/DPA.

Kelmendi: Shqetësues rezultati i zgjedhjeve në Medvegjë
Qendra për punë sociale, Ahmeti: 160 kërkesa të reja për vitin 2019-të
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration