SHBA: Johnson & Johnson ndalon përkohësisht testimin e vaksinës për COVID-19
Rajoni dhe Politika Trupi dhe shëndeti

SHBA: Johnson & Johnson ndalon përkohësisht testimin e vaksinës për COVID-19

13.Oct.2020 21:35
0

Kompania farmaceutike amerikane "Johnson & Jonhson" ka ndaluar provat e saj klinike të fazës së fundit për një vaksinë kundër koronavirusit (COVID-19) për shkak të një "sëmundjeje të pashpjegueshme" te një pacient, transmeton AA.

"Kemi ndërprerë përkohësisht dozimin e mëtejshëm në të gjitha provat tona klinike për vaksinat COVID-19, përfshirë provën e 'Fazës 3', për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme në një pjesëmarrës në studim", tha kompania në një njoftim.

Më tej, theksohet se duke ndjekur udhëzimet e tyre, sëmundja e pjesëmarrësit po shqyrtohet dhe po vlerësohet nga Bordi i Pavarur i Monitorimit të Sigurisë së të Dhënave (DSMB) si dhe nga mjekët e tyre të brendshëm klinikë dhe të sigurisë.

Kompania amerikane tha se ngjarjet e padëshiruara, të tilla si sëmundjet dhe aksidentet, janë "pjesë e pritshme e çdo studimi klinik, veçanërisht e studimeve të mëdha".

"Ne duhet të respektojmë privatësinë e këtij pjesëmarrësi", tha kompania, duke shtuar se informacione shtesë do të ndahen së shpejti.

Nuk u njoftuan detaje të hollësishme nëse pjesëmarrësi ishte pjesë e grupit eksperimental të vaksinave.

Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson është ndër kandidatët e katër provave që po zhvillohen në shkallë të gjerë në SHBA, me deri në 60 mijë pjesëmarrës dhe prova e dytë e ndërprerë deri më tani.

Prova e kompanisë AstraZeneca, me 30 mijë pjesëmarrës, pushoi në fillim të shtatorit pasi një pjesëmarrës i dytë u diagnostikua me një gjendje neurologjike.

Gjigantët e farmacisë i kanë rezistuar idesë për zbulimin e vaksinës kundër pandemisë përmes një rruge të shkurtër, pavarësisht presionit nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili premtoi që antigjeni do të ishte gati para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Ismaili reagon ndaj padisë së policisë për himnin kombëtar
Pse Vuçiqit iu deshën më shumë se tre muaj për të zgjedhur një kryeministër të ri/të vjetër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration