SHBA-ja kundërshton NATO-n, mbështet ushtrinë e Kosovës
Rajoni dhe Politika

SHBA-ja kundërshton NATO-n, mbështet ushtrinë e Kosovës

16.Sep.2018 21:09
0

Përkundër që sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Prishtinën zyrtare se do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, ndryshe po del të jetë qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burime diplomatike, të Indeksonline, kanë treguar se Ambasada e Amerikës është shprehur pro formimit të ushtrisë kosovare.

Sipas tyre, FSK-ja nuk duhet të shikohet si forcë destabilizuese.

Të njëjtat burime kanë treguar se amerikanët janë të prerë se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura do të jetë pozitive për të gjithë.

Indeksonline poashtu mëson se qëndrimi i diplomacisë amerikane është se Kosova ka arritur kushtet që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, të kontribuoj më shumë.

Ndryshe, Stoltenbergut ka deklaruar dje se procesi i ushtrisë po udhëhiqet “në një moment mjaftë të papërshtatshëm” dhe se nuk janë respektuar procedurat. Këto deklarata, kreu i Aleancës Veriatlantike i bëri në fund të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s. Dhe, mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, ka thënë ai.

 
Çminohen zona në Bujanoc, Arsiq jep alarm për rreziqe nga minat e konfliktit të UÇPMB-së
Kosova dhe Serbia me versione të ndryshme për dështimin e mbledhjes së CEFTA-s
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration