Shaqiri në mesin e pak lojtarëve që lejohen të vizitojnë qendrën stërvitore të Liverpoolit
Sport

Shaqiri në mesin e pak lojtarëve që lejohen të vizitojnë qendrën stërvitore të Liverpoolit

21.Mar.2020 18:18
0

Katër futbollistë e kanë të lejuar që këto ditë të qëndrojnë në qendrën stërvitore të Liverpoolit, ka shkruar The Sun të shtunën.

Bëhet fjalë për lojtarët që janë në fazë të rikuperimit, ndërsa në mesin e tyre është edhe Xherdan Shaqiri. Lojtarët megjithatë nuk takohen mes vete.

Është portieri Alisson që ka treguar për seancat riaftësuese në qendrën stërvitore të Liverpoolit. Pos tij e Shaqirit, sipas The Sun, në qendër stërvitore paraqiten edhe Nathaniel Clyne dhe Yasser Larouci. Të gjithë vizitojnë “Melwoodin” për seanca të rikuperimit.

Lojtarët tjerë të Liverpoolit janë urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Udhëzimi i klubit është që të gjithë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Në rastin tim është pak më ndryshe, pasi unë kam një lëndim. Nuk ishte lëndim serioz, por secili lëndim kërkon trajtim dhe unë kam vazhduar trajtimin në qendrën stërvitore. Nuk kam asnjë kontakt me bashkëlojtarët, të gjithë janë në shtëpitë e tyre. Kontaktin e vetëm e kam me fizioterapeutin dhe me trajnerin e portierëve”, ka treguar Alisson.

Shaqiri ka pasur telashe të mëdha me lëndime këtë edicion. Së fundi ka luajtur më 11 janar. Por edhe në vjeshtë ka luajtur fare pak për shkak të lëndimeve.

Të shtunën mediat turke kanë raportuar se Galatasaray synon të transferoj Shaqirin në verë.

Në Kosovë hyn kamioni i parë me mallra nga Serbia
Profesori i njohur italian: Deri në këtë kohë do të zgjas koronavirusi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration