Sh. K “Dituria” në Bujanoc promovon librin e autorit, Harbin Veseli, me titull “Fjalë të vona”
Lugina Kulturë

Sh. K “Dituria” në Bujanoc promovon librin e autorit, Harbin Veseli, me titull “Fjalë të vona”

09.Oct.2019 13:10
0

Dje në ambientet e Sh. K “Dituaria” në bashkëpunim me shoqatën e shkrimtarëve “Feniks” u përurua libri i autorit autorit Harbin Veseli, me titull “Fjalë të vona”, përgatitur për shtyp nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).


Përurimin e librit e shpalli të hapur z. Selim Zeqiri, kordinator i Shoqatës “Dituria”, më pas kryetari i Shoqatës “Feniks” Bilall Maliqi, foli për sukseset e “Feniksit” dhe edicionit të botimeve të “Feniksit”. Për librin foli redaktori i librit, shkrimtari Bilall Maliqi, i cili paraqiti një vështrim tejet real dhe objektiv për librin.


Edhe redaktori gjuhësor, Ilmi Rexhepi, foli për librin në aspektin gjuhësor dhe përgjithësues. Pati deklamime poezish nga libri në fjalë, nga nxënëset e pranishme në përurim. Edhe poetët Bilall Maliqi dhe Nehat Ramizi lexuan nga një poezi nga krijimet e tyre poetike. Të pranishmit i përshëndeti edhe Adnan Salihu, kryetar i Kuvendit të komunës së Bujanocit. Në fund autori i librit, poeti Harbin Veseli, i përshëndeti dhe i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre në këtë përurim.

Qosja: Duhet të mendojmë dhe për mundësinë e shkëmbimit të territoreve
Nënshkruhen 97 kontrata për bizneset e vogla me vlerë prej 10 milionë dinarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration