Serwer: Vuçiq nuk është i gatshëm për kompromis historik me Kosovën
Rajoni dhe Politika

Serwer: Vuçiq nuk është i gatshëm për kompromis historik me Kosovën

11.Jun.2019 11:06
0

Aleksandar Vuçiq ka dëshmuar se, në këtë moment, nuk do zgjidhje të sinqertë të konfliktit me Kosovën, ka deklaruar për VOA Daniel Serwer, profesori i Universitetit të Uashingtonit John Hopkins dhe eksperti për Ballkan.

“Mendoj se njerëzit këtu po mashtrohen se ai është i gatshëm të bëjë kompromis historik”, ka thënë Serwer, duke shtuar se nuk ka asnjë dyshim që Ivica Daçiq (ministri i jashtëm i Serbisë) dhe Ana Bërnabiq (kryeministre e Serbisë) nuk janë njerëz në të cilët liderët kosovar kanë shumë besim.

Duke folur për vizitën e Matthew Palmer, zëvendës ndihmësit të sekretarit të shtetit të SHBA në Beograd dhe për bisedën e tij me udhëheqjen shtetërore serbe, me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq, Serwer ka thënë se liderët e Serbisë dhe Kosovës nuk kanë treguar vullnet që në dialog të dyja palëve të veprojnë sikur Zoran Zaev dhe Alexandar Tsipras, të cilët e kanë përfunduar kontestin e disa dekadave në mes të Maqedonisë dhe Greqisë.

“Problem i pashmangshëm në marrëdhëniet e dyja palëve tani janë doganat, të cilat i kanë futur autoritetet kosovare Serbisë. Mirëpo, është e drejtë të theksohet se problemi qëndrojnë te dyja palët. Nga pikëpamja e Kosovës, është fushata e Serbisë me të cilën ajo ia bllokon Kosovës anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Sikur në këto momente të isha diplomat aktiv, do të tentoja ta zbatoja një paket të masave për forcimin e besimit – si një formë e shkëmbimit joformal, pa publikuar. Heqja e doganave, në shkëmbim të stopimit të fushatës së autoriteteve serbe e cila po zhvillohet me qëllim të bllokimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Gjithashtu, mendoj se është shumë me rëndësi që Bashkimi Evropian ta përmbushë premtimin e zbatimit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Nuk mund ta arsyeton faktin që kjo ende nuk është bërë. E di që kjo është ofruar në shkëmbim të heqjes së doganave – kështu që, ndoshta në këtë aspekt mund të përgatitet ndonjë paket i trefishtë”, ka thënë Serwer. /Insajderi/

Daçiqi“parasheh” pushtimin e Trepçës dhe minimin e veriut nga Prishtina
Flet skenaristi: Filmi “Kësulat” i kushtohet mbijetesës së njeriut në luftë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration