Serbia vendosë orën policore gjatë fundjavës
Rajoni dhe Politika

Serbia vendosë orën policore gjatë fundjavës

08.Apr.2020 18:33
0

Autoritetet në Serbi kanë vendosur orë policore gjatë gjithë vikendit duke filluar dita e premte në orë  5 pasdite deri të hënën në 5 të mëngjesit, kështu vendosi Shtabi i Krizës ndaj COVID-19 në Serbi.

Pensionistët do të kenë mundësi të dalin të treg të premteve nga ora 4 deri në orën 7 të mëngjesit, si dhe pronarët e kafshëve shtëpiake do të jenë në gjendje t’i nxjerrin kafshët e tyre në mbrëmje nga ora 23 deri në ora 1 dhe të dielave nga ora 8 deri në orën 10 të mëngjesit.

Në Serbi, gjatë 24 orëve të kaluara, 219 persona janë infektuar me koronavirusin e ri, dhe katër kanë vdekur, njoftoi Darija Kisiq Tepavçeviq nga Instituti për Shëndet Publik.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Serbi është 2,666, ndërsa 65 kanë vdekur.

Egjipti do t’i ndalojë tubimet fetare gjatë Ramazanit për shkak të koronavirusit
Kurti i shkruan Lajçakut për parimet dhe ekipin negociator në bisedimet me Serbinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration