Serbia vendos kufizime të udhëtimit për shkak të koronavirusit të ri
Rajoni dhe Politika

Serbia vendos kufizime të udhëtimit për shkak të koronavirusit të ri

10.Mar.2020 13:36
0

Serbia ka mbyllur kufijtë e saj për udhëtarët nga vendet më të prekura nga koronavirusi i ri, si përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Ndalimi i përkohshëm vlen për njerëzit që mbërrijnë nga Italia, provinca të caktuara në Kinë, Koreja e Jugut, Irani dhe Zvicra, tha qeveria serbe më 10 mars.

Punëtorëve të mjekësisë gjithashtu u është ndaluar të udhëtojnë në zonat e prekura nga virusi.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa do të zgjasin masat.

Në Serbi, katër persona, përfshirë një shtetas kinez, janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi SARS-CoV-2.

Gjithsej 108 persona ishin testuar për koronavirus deri më 10 mars, sipas ministrisë së Shëndetësisë.

Virusi është përhapur në më shumë 100 vende, duke infektuar më shumë se 110,000 njerëz dhe duke vrarë mbi 4,000.

Lëvizja “Vatra” në Gjilan: Shkëmbimi i territoreve zgjidhje afatgjate Kosovës-Serbi
Kryetari i Gjilanit dhe ai i Kamenicës thonë se plani serb për Anamoravën është i dështuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration