Serbia nuk ka aspirata të anëtarësimit në NATO, njofton ministria e Mbrojtjes
Rajoni dhe Politika

Serbia nuk ka aspirata të anëtarësimit në NATO, njofton ministria e Mbrojtjes

24.Nov.2020 09:02
0

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se Serbia nuk ka aspirata për t'u bërë anëtare e NATO-s dhe se pjesëmarrja në Programin e "Partneritetit për Paqe" është korniza më optimale për bashkëpunim, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Stefanoviq diskutoi për raportet mes Serbisë dhe NATO-s me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Beograd, Gilles Plug, dhe shefin e Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s, Tommaso Vitale.

Në ambasadën e Mbretërisë së Holandës është e vendosur edhe përfaqësia për komunikimin e NATO-s me Serbinë.

Ambasadori Plug theksoi se ai e vlerësoi bashkëpunimin midis Serbisë dhe NATO-s si të dobishëm për të dyja palët dhe vuri në dukje mundësinë e përdorimit të kapaciteteve logjistike të NATO-s, brenda kornizës së bashkëpunimit mjekësor në luftimin e pandemisë së COVID-19.

 

Ndërsa gjenerali Vitale theksoi se Serbia është një partner i besueshëm, dhe ka një rol kryesor për stabilitetin në rajon.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë më parë ka dërguar mesazhe se Serbia nuk ka ndërmend të bëhet anëtare e NATO-s. Ish-ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vullin ka thënë në dhjetor të vitit 2019 se Serbia nuk do të bashkohet me aleancën e NATO-s derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “dhe kjo shumicë parlamentare udhëheqin me shtetin".

Cakaj: Serbia po kryen spastrim etnik "të maskuar" të shqiptarëve në Luginë
Kryeministri britanik: Bllokimi do të përfundojë më 2 dhjetor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration