Serbi, ushtria kontrollon objektet publike dhe pikat kufitare shkaku i Covid-19
Rajoni dhe Politika

Serbi, ushtria kontrollon objektet publike dhe pikat kufitare shkaku i Covid-19

16.Mar.2020 23:13
0

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura Serbe do të angazhohen në lokacione ku vlerësohet se ka lëvizje të rritur të qytetarëve gjatë aktiviteteve të rregullta në këto vende.

Ushtria e Serbisë do të angazhohet në sigurinë dhe kontrollin e objekteve publike në territorin e Serbisë për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19).

Siç njofton Ministria serbe e Mbrojtjes ushtria do të angazhohet në sigurimin e spitaleve ku bëhet kontrolli i të infektuarve potencial me koronavirus dhe trajtimi i personave të sëmurë si dhe në vendkalimet kufitare me qëllim të ndihmës së autoriteteve shtetërore kompetente në kontrollin e vendkalimit kufitar.

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura Serbe gjithashtu do të angazhohen në lokacione ku vlerësohet se ka lëvizje të rritur të qytetarëve gjatë aktiviteteve të rregullta në këto vende, të tilla si stacionet e autobusëve dhe trenave, aeroportet, zyrat postare dhe objektet e ngjashme.

Në kryerjen e të gjitha detyrave të saj, ushtria do të marrë të gjitha masat e mbrojtjes për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në përputhje me rekomandimet e shërbimeve kompetente.

"Ushtria e Serbisë është e gatshme të kryejë të gjitha detyrat që merr për të mbrojtur shtetin dhe qytetarët në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në vend", thuhet në njoftim./Titulli.com/

Këshillat e OBSH-së për koronavirusin
Ahmeti: Në komunën e Preshevës qytetarët me panik ndaj koronavirusit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration