Rritet në 303 numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi
Rajoni dhe Politika

Rritet në 303 numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi

24.Mar.2020 23:08
0

Në Serbi 54 persona të tjerë janë pozitivë me koronavirus, duke e çuar deri më tani numrin e përgjithshëm në 303, tha ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, raporton (AA).

Sipas të dhënave nga ora 15:00, krahasuar me një ditë më parë në të njëjtën kohë, janë testuar mostra të 94 personave, 54 prej të cilëve ishin pozitivë.

Sipas ministrit Lonçar, nga këta 54 persona pozitivë, 27 janë në spital.

Lonçar tha gjithashtu se 21 persona ishin në respirator. "Ata janë me probleme serioze dhe ne konsiderojmë se ata janë në rrezik," tha ai.

Gjithsej 152 persona janë shtruar në spital. "Deri në këtë moment, ne gjithashtu kemi 15 pacientë që janë kuruar dhe u liruan në shtëpi," shtoi ai.

Deri në ora 15:00, në laboratorin kombëtar të referimit të Institutit Torlak, u testuan gjithsej 916 persona.

Deri më tani, tre persona kanë vdekur nga kornavirusi në Serbi.

Kosnetti i gëzuar që do të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit
Vuçiq pas takimit me mjekët kinez ndryshon rrënjësisht mënyrën e luftës ndaj Koronavirusit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration