Serbi i kërkuar për krime lufte në Kosovë arrestohet në Budapest
Rajoni dhe Politika

Serbi i kërkuar për krime lufte në Kosovë arrestohet në Budapest

11.Mar.2020 08:40
0

Gjykata Themelore në Budapest ka vendosur të marten për mbajtjen në arrest, në pritje të procesit për ekstradim, të një shtetasi serb, i akuzuar për krime lufte kundër civilëve gjatë luftës në Kosovë.

Një fletarrest ndërkombëtar për këtë person ishte lëshuar prej autoriteteve në Kosovë, ka bërë të ditur gjykata përmes një deklarate, raporton Daily Neës Hungary, transmeton Koha.net.

Ky person akuzohet se e kishte goditur dhe përdhunuar një shtatzënë në fshatin Videjë, në qershor të 1999-tës, ka thënë gjykata në Budapest.

I dyshimti nuk është pajtuar me procedurën e thjeshtësuar të ekstradimit, duke e nxitur gjykatën që të japë urdhër për arrestimin e tij për një periudhë 40-ditëshe. Gjykata do t’i vlerësojë kushtet për ekstradimin e këtij personi, posa që ta pranojë kërkesën e plotë për ekstradim, është bërë e ditur.

Çfarë ndodh nëse ndërpritet interneti?
Paralajmërime nga SHBA-ja për tërheqjen e ushtarëve nga Kosova
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration