Serbët kërkojnë nga ndërkombëtarët ndalimin e transformimit të FSK-së në Ushtri
Rajoni dhe Politika

Serbët kërkojnë nga ndërkombëtarët ndalimin e transformimit të FSK-së në Ushtri

16.Sep.2018 21:09
0
Në Serbi transformimi i FSK-së në Ushtri po interepretohet në mënyra të ndryshme.
 
Sipas disa analistëve të Beogradit, Ushtria e Kosovës përbën një kërcënim për serbët e veriut, transmeton lajmi.net.

Eksperti i çështjeve të konflikteve ndërkombëtare, Dragan Simeunoviq thotë se procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri është një proces i pamundur të ndalohet, ngase siç thotë ai, e njëjta i përshtatet edhe interesave të disa fuqive botërore, përfshirë edhe SHBA-të.

“Megjithatë, shqiptarët mund ta përdorin atë, sidomos para hyrjes në NATO, për okupimin e veriut”, thotë Simeunoviq.

Ndërkaq, Igor Simiq nga Lista Serbe thotë se veprime të tilla të Prishtinës janë të pamundura.

Sipas Simiq, komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ne në Prishtinë besojmë se të tilla veprime janë të pamundura, sepse të njëjtat do ta rrezikonin paqen. Kjo është pse komuniteti ndërkombëtar duhet të parandalojë formimin e Ushtrisë dhe të ndalojë akte të mundshme të dhunës”, thotë Simiq për gazetën “Kurir”.

Kujtojmë se me miratimin e tri projektligjeve për FSK-në në Kuvend, i është hapur rrugë transformimit të kësaj force në ushtri. /Lajmi.net/

Lista e PVD-së fillon fushatën për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Malet e Kelmendit, panoramë e fshehur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration