Senatori amerikan Ron Johnson: Duhet sqaruar popullit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë
Rajoni dhe Politika

Senatori amerikan Ron Johnson: Duhet sqaruar popullit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

12.Sep.2019 10:41
0

Senatori amerikan Ron Johnson tha se `duhet t`u sqarojmë popujve të Kosovës dhe Serbisë se një marrëveshje, të cilën ata ndoshta nuk do ta pëlqejnë, është në interesin e tyre më të mirë`.

Ai i tha shërbimit të Zërit të Amerikës në Ukrainë se i takon udhëheqësve në Beograd dhe Prishtinë të vendosin nëse ata mund të arrijnë një marrëveshje.

"Ajo që mund të them është se kjo është vizita ime e katërt në rajon, që jam takuar me të dy presidentët. Presidenti Vuçiq në një konferencë të përbashkët për shtyp tha se kjo është hera e nëntë që kemi takuar. Unë kam qenë mjaft i angazhuar në këtë çështje viteve të fundit," tha senatori Johnson, i cili kohë më parë vizitoi Beogradin dhe Prishtinën.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia presin "lidership më të madh amerikan" në bisedime.

"Unë mendoj se do t'ua ofrojmë atyre, por jo në aspektin e imponimit dhe presionit, por vetëm për të mbështetur përpjekjet e tyre dhe krijimin e kushteve, në të cilat ata do të jenë në gjendje të llogaritin në mbështetjen e SHBA dhe BE, pasi të arrijnë një marrëveshje”, tha ai.

 
 
Sulme fizike mes kundërshtarëve politikë në Kosovë
Angela Merkel e sheh Gjermaninë para sfidave të mëdha
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration