Sekreti i një mëngjesi të pasur fshihet pas dy filxhanëve të tillë
Trupi dhe shëndeti

Sekreti i një mëngjesi të pasur fshihet pas dy filxhanëve të tillë

05.Nov.2019 08:55
0

Një gotë çaji i zi është nganjëherë shoqëruesi më i mirë i një mëngjesi të pasur turk ose gjëja e parë që ju vjen në mendje pas punës së një dite të vështirë

Është e pamundur ta mendosh Turqinë pa një filxhan çaji. Turqit e duan shumë çajin dhe, në fakt, ata janë një nga tre konsumatorët kryesorë në të gjithë botën 

Edhe pse ekzistojnë shumë lloje çaji, duke përfshirë çajrat bimorë, çajin e bardhë, çajin jeshil etj., çaji i zi konsumohet më gjerësisht jo vetëm në Turqi, por në të gjithë botën.

Prandaj, nëse jeni të varur nga çaji i zi, ka disa lajme të mira. Shkencëtarët kanë zbuluar përfitimet e çajit të zi dhe ai thjesht mund të jetë më i shëndetshëm nga sa mendoni.

 

Më poshtë janë disa prej të mirave që vijnë nga pirja e dy flixhanëve çaj i zi:

Polifenolet dhe katekinat në çajin e zi besohet se parandalojnë disa lloje të kancerit.

Polifenolet në çajin e zi gjithashtu parandalojnë dëmtimin e ADN-së.

Rreziku i goditjeve në zemër është 21% më pak te njerëzit që pijnë deri në katër filxhanë çaj të zi në ditë sesa ata që nuk pinë fare.

Çaji i zi është provuar gjithashtu se ndalon akumulimin e yndyrës rreth belit në masë të konsiderueshme. Ky lloj çaji është gjithashtu një mundësi e pijeve të shëndetshme nëse jeni në dietë.

Pirja e dy gotave çaj të zi në ditë është provuar gjithashtu se ul nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, në gjakun tonë.

Duke pirë dy gota çaj të zi me një fetë limoni, mund të keni forcë antioksiduese.

Fitokimikatet në çajin e zi forcojnë gjithashtu kockat dhe rritin densitetin e kockave.

Fury e dëshiron debutimin në UFC, White: Mund të përfundojë keq për të
Samsung Galaxy S11 mund të vijë me kamerë prej 108 MP
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration