Sekretari  i Qeverisë së Serbisë,  Branisllav Bllazhiq vdiq nga koronavirusi
Rajoni dhe Politika

Sekretari i Qeverisë së Serbisë, Branisllav Bllazhiq vdiq nga koronavirusi

01.Apr.2020 22:51
0

Një pjesëtar i Qeverisë serbe ka vdekur pasi është prekur nga koronavirusi i ri.

Branisllav Bllazhiq, ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e Ambientit. Ai është zyrtari i parë serb që ka vdekur nga kjo sëmundje.

Politikani i krahut të djathtë, Bllazhiq ka qenë edhe bashkëthemelues i Partisë Progresive.

Ai ka shërbyer si ministër i Ambientit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, së fundmi si sekretar shtetëror.

Ky lajm vjen në kohën e rritjes së numrit të të infektuarve në këtë shtet.

Serbia ka raportuar për 1,060 raste me koronavirus dhe pothuajse 30 vdekje deri më tani.

Në këtë shtet është duke u zbatuar edhe masa e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ekspertë Evropianë kanë zhvilluar një aplikacion për gjurmimin e koronavirusit
Rama-Vuçiçit: Lajm i mirë që sot kamionët e Kosovës po kalojnë pa pengesë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration