Scott e Kosnett e lidhin shkuarjen në Hënë me mundësinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë - Serbi
Rajoni dhe Politika

Scott e Kosnett e lidhin shkuarjen në Hënë me mundësinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë - Serbi

20.Jul.2019 14:52
0

Në kohën kur po festohet 50 vjetori i shkuarjes së parë të njeriut në Hënë, dy ambasadorët amerikanë, Philip Kosnett në Prishtinë e Kyle Scott në Beograd, e kanë lidhur këtë sukses me mundësinë që Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje. 

“Të eksplorosh gjithësinë është e arritur madhështore – dhe ende e papërfunduar. Njësoj sikur edhe të ndërtosh të ardhme në paqe në Tokë. Është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën të kthehen në tavolinën e negociatave”, ka shkruar në Twitter, ambasadori Kosnett.

Ndërsa, ambasadori Kyle Scott në Serbi, në gjuhën serbe, ka shkruar gjithashtu në Twitter.

“Nëse mund të dërgojmë njeriun në Hënë, sigurisht që mund të gjejmë edhe rrugën për tu kthyer në tavolinën e bisedimeve”.

Përfaqësues të administratës amerikane e kanë thënë tërë kohën se këtë vit presin të arrihet marrëveshja e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Madje edhe vetë presidenti Trump ka ftuar presidentët Thaçi dhe Vuçiq që ta nënshkruajnë marrëveshjen në Washington. Zhvillimet politike në Kosovë dhe Serbi kanë bërë që dialogu të ndalet, duke zemëruar SHBA-në.

E nga ana tjetër, Apollo 11 ishte fluturakja e NASA-s që ka dërguar astronautët Neil Armstrong, Michael Collins dhe Buzz Aldrin në satelitin natyror të Tokës më 20 korrik 1969. Ky sukses e bëri NASA-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lider botëror në shkencë dhe teknologji, në kohën kur po zhvillohej një garë e ashpër me ish-BRSS-në. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe e tërë bota po shënojnë këtë të arritur të madhe për tërë njerëzimin.

Manchester United, ofertë €69-milionëshe për bomberin e Premier League
Alaramohen në Serbi: Vuçiq po e përgatit njohjen e Kosovës, duhet ta rrëzojmë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration